Dita e sotme ka qenë një ditë me rëndësi dhe kjo për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur dhe ka vendosur që të regjistrojë edhe 7 parti të tjera në zgjedhjet lokale të qershorit.
Është bërë me dije se që prej ditës së sotme, futen zyrtarisht në garë: “Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, “Partia Balli Kombëtar”, “Partia G-99”, “Partia Aleanca Demokrate Shqiptare”, “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”, “Partia Shqipëria e Re”, “Partia Aleanca Popullore”.
Gjithashtu KQZ ka marrë parasysh është regjistrimin e komitetit nismëtar për organizimin e punës për paraqitjen e Fran Mollës si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Tiranë.
Mirëpo ditën e sotme në total janë regjistruar 8 parti, pasi njëra është Bindja Demokratike e Astrit Patozit, për të cilën pati edhe kundërshti nga vet kryetari Klement Zguri.