Teksa Partia e Lirisë ka publikuar ditët e fundit detaje të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve, këtë të shtunë nënkryetari i PL, e ka cilësuar këtë aferë si një vjedhje e pastër të shqiptarëve. Sipas tij çdo ditë në Sharrë ‘groposen’ miliona euro të shqiptarëve. Më herët PL publikoi një investigim në lidhje me këtë aferë ku tregoheshte rrugëtimi I plehrave nga kazanët deri në groposjen e tyre. Në kontratë shkruhet se plehrat nuk duhet vetëm të kapsulohen, por të diferencohen dhe të incenerohen, prandaj paguhet 29/euro për ton, por kjo nuk ndodh dhe 14 euro shtesë paguhen pa marrë shërbimin përkatës.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Rama dhe Veliaj te pashprese përballë Dronit te se vërtetës!!
Droni i te vërtetës tregoi pamje te llahtarshme.
Droni i te vërtetës tregoi mbi fushen e mbeturinave te Sharres se si vidhen e groposen perdite miliona euro te shqiptareve.
Droni i te vertetes tregoi se vjedhja ka fytyre dhe ka emer e mbiemer.
Droni i te vertetes tregoi dhe i vuri vulen e te gjithe opinionit publik per vjedhjen makaber te Veliajt dhe Bashkise se Tiranes, qe vjedhin dite e nate.
Droni i te vertetes tregoi se qytetaret e Tiranes per shkak te Veliajt paguajne dy fishin e asaj qe paguajne qytetaret ne Shkoder per te njejten groposje te mbetjeve.
Droni i te vertetes tregoi trajtimin primitiv te mbeturinave te Tiranes, trajtim hajdut, antimjedis dhe antishendet.
Droni i te vertetes tregoi se 54 milion dollare jane vjedhur duke paguar sherbime qe nuk kryhen ne asnje menyre, pra qe nuk ekzistojne absolutisht.
Droni i te vertetes tregoi se drejtesia eshte e kapur dhe SPAK i paralizuar nga Rama dhe Veliaj eshte sot ne poziten me te kompromentuar perballe shqiptareve.
Droni i te vertetes tregoi se e verteta as mund te fshihet dhe as mund te manipulohet se del dhe do vazhdoje te dale….!
Droni i te vertetes tregoi dhe i vuri vulen fajit tregoi se Rama dhe Veliaj jane krejt te pashprese dhe ndaj kane qepur gojen!
Shqipëria investon në banesa, por mijëra familje jetojnë në kushte të mjerueshme
Shqipëria ka investuar ndjeshëm në ndërtimin e banesave, por ende shumë familje jetojnë në kushte të vështira. Sipas të dhënave...