Këtë të enjte deputeti i PD, njëherësh kandidat i kësaj force për Bashkinë e Tiranës bnë zgjedhjet lokale, Belind Këlliçi ka bërë publik faktin se ka firmosur pro që Ervin Salianji të bëhet kreu i grupit të demokratëve. Në një moment ku PD është e përçarë dhe ku Alibeaj përjashtoi edhe 4 deputetë të tjerë nga grupi parlamentar, Këlliçi deklaron se nisma për ta bërë Salianjin kreun e grupit të demokratëve bëhet për hir të bashkimit të demokratëve.
Kandidati për Tiranën nuk la pa kujtuar edhe 8 janarin, kur mendonte ndryshe në lidhje me këtë çështje, por sipas tij pavarësisht kësaj, ai ka qenë ndër firmëtarët e parë.
“Kam qenë një nga firmëtarët e parë. Unë dhe zoti Salianji, kushdo që ka qenë i përfshirë në historikun e PD në këto 7 vitet e fundit, mbase nuk kemi qenë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin, kemi qenë rival dhe kemi vazhduar dhe kemi pranuar rezultatin. Kemi vazhduar karrierën tonë politike. Por për hir të bashkimit të PD-së, unë kam firmosur për zotin Salianjit pa diskutim, me bindjen e absolute se kjo i shërben qetësimit të ujërave në PD dhe një nisme për të bashkuar kë të mundemi.”, deklaroi Këlliçi në një intervistë për A2cnn.