Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha në një postim në rrjetin social Facebook ka shprehur se shqipëtarët po e nisin vitin si kombi më i dëshpëruar në planet.
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, 9 vite më parë shqiptarët renditeshin në vendin e 62-të për treguesin e lumturisë ndërsa sot qëndrojnë në vendin e 83-të. Kjo vidhisje e treguesit të lumturisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës është dëshmi e keqësisë dhe negativitetit që ai prodhon çdo ditë për shqiptarët.
Sali Berisha shkruan në rrjetin social “Facebook”:
Si u rrokullisën në honet e dëshpërimit shqiptarët nga Edi Rama
Të dashur Miq,
Shqiptarët në Shqipëri e nisin Vitin e Ri si një nga kombet më të dëshpëruara të planetit. Shqiptarët në Shqipëri ditët e fundit të vitit që lamë pas për treguesin e lumturisë, renditeshin 60 vende nën shqiptarët e Kosovës, por edhe 40 vende nën ata të Serbisë. Pas 9 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, ata që dikur linin mbrapa shumicën e vendeve të rajonit, por edhe disa vende anëtare të BE-së, tani renditen 50 vende nën Kosovën dhe 40 vende nën Serbinë.
Sot shqiptarët në Shqipëri për treguesin e lumturisë, renditen 30 vende më poshtë se sa ç’ishin 9 vite më parë. Ata renditen 58 vende më poshtë sesa shqiptarët në Kosovë, në treguesin e lumturisë së tyre, të cilët 9 vite më parë qëndronin në vendin e 83-të.
https://happiness-report.s3.xn--amazonas-z1a.com/…/WHR…
World Happiness by Country – Happiness Country Rankings 2010-2012
Ndërkohë 9 vite më parë shqiptarët në Shqipëri renditeshin në vendin e 62-të për treguesin e lumturisë, kurse serbët renditeshin në vendin e 104-të apo 42 vende nën shqiptarët për këtë tregues. Kurse në 9 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, dëshpërimi dhe zhgënjimi i qytetarëve në Shqipëri është rritur me shpejtesësi të madhe, kurse në Kosovë dhe Serbi ka ndodhur e kundërta me Shqipërinë. Në këto vende ishte rritur me shpejtësi treguesi i lumturisë, i cili për Serbinë nga vendi 104 ka arritur këtë vit në vendin e 62-të, pra është përmirësuar me 42 vende. Po kështu ka ndodhur edhe me shqiptarët në Kosovë të cilët renditen sot në vendin e 32-të, pra 58 vende mbi Shqipërinë. 9 vite më parë Kosova renditej në vendin e 82-të për treguesin e lumturisë, por në këto 9 vite ajo ka parakaluar mbi 51 vende në treguesin e lumturisë edhe serbët në Serbi.
Kjo vidhisje e treguesit të lumturisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës është dëshmi e keqësisë dhe negativitetit që ai prodhon çdo ditë për shqiptarët. #sb