Skip to content
Kronikë

Bënte si ‘gangster’ me makinë në rrugë, arrestohet 23-vjeçari nga Fieri

· 2 min lexim

Ditën e sotme, një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi kreu manovra të rrezikshme me automjetin e tij duke vënë në rrezik jetën e tij dhe personave të tjerë në rrugë.

Bëhet me dije se të riut me iniciale N.X iu vendos masa masa administrative prej 60 000 lekë të reja.

Njoftimi i Policisë:

Kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në rotondo, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesi i automjetit të papajisur me siguracion.

Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në vendin e quajtur “Rotondo e stacionit të autobusave”, Patos, dhe për pasojë, rrezikoi veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Fier kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit N. X., 23 vjeç.

Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 1, pika 3 dhe të nenit 191 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit N. X. u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.