Ditën e djeshme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë një vizitë në Himarë, teksa u prit me këngë, valle dhe flamuj grek.
Ndërkohë, gazetari investigativ Artan Hoxha në emisionin “Opinion” ka hedhur hije dyshimi mbi faktin që masat e rrepta të policisë kanë përfshirë edhe ndalimin e shtetasave shqiptarë.
Sipas Hoxhës në këtë rast frikën nuk e kishte kryeministri grek po vetë ne.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Artan Hoxha: Ajo që më tërhoqi vëmendjen sot, policia shqiptare kishte marrë masa shumë, shumë të rrepta. Sot janë ndaluar shtetas shqiptarë. Unë isha kuriozë nëse do të ndaloheshin shtetas grekë që do të ndaloheshin të hynin në territorin e Shqipërisë sot sepse kishte shumë nga ata.
Blendi Fevziu:Që hynë sot?
Artan Hoxha: Sot, kanë hyrë dje, kanë pardje, por sot janë ndaluar shtetas shqiptarë në takimin e Levadhjasë nga policia shqiptare që mos të marrin pjesë. Ishte banor i fshatit ai dhe nuk është lejuar se ka menduar që ky meqenëse është mprehur në media, mund të shkaktojë incident. Frika sot nuk e kishte kryeministri grek se mos ndodhte gjë, e kishim ne.
Gjithashtu Hoxha tha se një detaj që i ka bërë përshtypje gjatë vizitës ishte nisja e kësaj vizite nga Himara, pritja me flamuj grekë si dhe ardhja me helikopter e kryeministrit grek.