Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: BE e mbyll vitin me më shumë ndihmë për Ukrainën, sanksione shtesë ndaj Rusisë

16:47 16/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

Bashkimi Evropian miratoi 18 miliardë Euro ndihmë për Ukrainën për vitin e ardhshëm dhe një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës. Udhëheqësit e BE-së e bënë njoftimin në takimin e fundit të nivelit të lartë për këtë vit.

BE-ja thotë se marrëveshja për 18 miliardë euro për vitin e ardhshëm, tregon angazhimin e bllokut ndaj Ukrainës.

“Bashkimi Evropian e ka mbështetur financiarisht Ukrainën këtë vit me 19.7 miliardë euro. Dhe përsëri falë presidencës çeke, sot u miratua propozimi ynë për 18 miliardë euro shtesë për vitin 2023. BE-ja është në krye të mbështetjes për fqinjin e saj, ashtu siç duhet të jetë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri jehonë komenteve të udhëheqësve të bllokut, duke thënë se vendet e BE-së mbështesin me vendosmëri sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

 

 

“Ne theksuam edhe një herë se strategjia e mbrapshtë ruse për të shkatërruar infrastrukturën e Ukrainës dhe për të ekspozuar qytetarët e saj ndaj të ftohtit brutal të dimrit nuk duhet të jetë e suksesshme – dhe nuk do të jetë e suksesshme. Vendosmëria jonë e përbashkët për të mbështetur Ukrainën politikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe në fushën humanitare për aq kohë sa është e nevojshme, mbetet e palëkundur”, tha ai.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord gjithashtu për një paketë të nëntë sanksionesh kundër Moskës, për të vendosur në listën e zezë gati 200 persona të tjerë dhe për të ndaluar investimet në industrinë minerare të Rusisë.

“Ne po gjejmë një mënyrë për të dënuar me vendosmëri (Rusinë për veprimet e saj në) Ukrainë, për të ushtruar presion mbi makinën e luftës së Kremlinit dhe, në të njëjtën kohë, për të garantuar sigurinë ushqimore”, tha zoti Michel.

Vendimi, që kërkonte unanimitet, u mor pasi Polonia dhe Lituania kishin paralajmëruar se nga përjashtimet nga sanksionet e lidhura me sigurinë ushqimore mund të përfitonin oligarkët rusë që kontrollojnë biznesin e plehrave.

Zonja von der Leyen përgëzoi gjithashtu Kroacinë për hyrjen në zonën Shengen dhe shprehu shpresën për përfshirjen e shpejtë të Rumanisë dhe Bullgarisë.

“Rumanisë dhe Bullgarisë u them se e mbështesim plotësisht pranimin tuaj në Shengen. Ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të mundësuar hyrjen tuaj juaj në Shengen sa më shpejt të jetë e mundur vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Dy vendet nuk arritën të hyjnë në Shengen këtë muaj për shkak të kundërshtimit të Austrisë e cila që kishte shprehur shqetësime për aftësinë e dy vendeve për të frenuar imigracionin dhe për të garantuar sigurinë në kufijtë e BE-së.

Udhëheqësit e BE-së diskutuan gjithashtu për hapat e nevojshme në përgjigje të Ligjit për Reduktimit të Inflacionit në Shtetet e Bashkuara, që ata shqetësohen se do të ndikojë negativisht tek bizneset evropiane.

“Ne po punojmë me administratën e presidentit Biden për aspektet më shqetësuese të ligjit. Së dyti, ne duhet të përshtasim rregullat tona të ndihmës për shtetet, duke i bërë më të thjeshta, më të shpejta dhe a më të parashikueshme. Së treti, ne duhet të rrisim investimet evropiane për të përshpejtuar tranzicionin energjetik”, tha ajo.

Në takim iu kërkua Komisionit të BE-së që të bëjë propozime konkrete në fillim të vitit të ardhshëm për të mbështetur industritë më të përparuara të BE-së – përfshirë bioteknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale, duke ruajtur gjithashtu aftësinë konkurruese brenda tregut të përbashkët me 450 milionë konsumatorë./VOA/

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon prej dy ditësh, pritet sërish ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në Drenovë vijon prej dy ditësh, pritet sërish ndërhyrja nga ajri

Zjarri që ka përfshirë zonën e Drenovës në Mallakastër që prej së dielës vijon të jetë aktiv edhe këtë të...

08:44 15/07/2025
Sot seanca e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Sot seanca e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot në orën 11:00, në përpjekjen e 47-të me radhë për...

08:29 15/07/2025
Para
Përfundon procesi, emërohet kreu i ri i SPAK  (Emri)

Përfundon procesi, emërohet kreu i ri i SPAK (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në Drenovë vijon prej dy ditësh, pritet sërish ndërhyrja nga ajri

Zjarri në Drenovë vijon prej dy ditësh, pritet sërish ndërhyrja nga ajri

08:44 15/07/2025
Sot seanca e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot seanca e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:29 15/07/2025
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

08:14 15/07/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 15 Korrik 2025

07:59 15/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.