Nga foltorja e Kuvendit, në seancën e radhës, kryeministri Edi Rama, ka folur për vendimin e opozitës për të mos u regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe kërcënimet se do të pengojnë procesin.
“Me përfundimin e afatit për regjistrimin e partive, opozita ka vendosur që të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike dhe e para e panjohur, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur që të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim.
Në vend që të luftojë me program dhe ide ka zgjedhur që të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që ti përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe zgjedhje ka vendosur që ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike. Kjo është shumë e rëndë. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër vetëm të vijojmë me rrugën tonë, pa u marrë me ata, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht rreziqeve të një procesi kur parti dhe disa kryetarë pa parti përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur. Kjo nuk është zgjedhja jonë apo faji ynë, mund të bënim më shumë? Mbase, por nuk e di se çfarë!” – tha ai.
Ndër të tjera kryeministri, duke u mbështetur mbi ligjin ka përmenduar se me sa vite burg mund të dënohen, nëse partitë nuk marrin pjesë në procesin zgjedhor.
“Pengimi i zgjedhjeve për të votuar personi dënohet 1-5 vite dhe 3-7 vite kur bëhet në bashkëpunim. Nëse ka budallenj që janë gati të përballen me këtë ligj të votuar nga parlamenti me iniciativë të PD-së dhe PS-së kur ishte në opozitë, për hatër të Lulit apo pse filxhani se ka nxjerrë akoma qartë, le të shkojë. Por unë besoj se njerëzit do të ftillohen dhe do të kuptojnë. Por kur thotë Fatmir Mediu me disa parti fantazëm, ka fatazëm më të madhe se PR-ja me një Famir dhe një Sabri të madh që kishte që tani është në paqe dhe paqja e madhe qoftë mbi të, “ – tha Rama.