Majlinda Bregu Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka shprehur keqardhje dhe dënoi aktin ndaj kryedemokratit Sali Berisha gjatë protestës së djeshme. Në një intervistë për “Euronews” Bregu tha se ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta.
“Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo.
Ndërkohë Bregu komentoi edhe marrëveshjen për Roaming të firmosur gjatë samitit të djeshëm.
“Marrëveshja e Roaming është një nga ato agjenda konkrete që në dy vitet e fundit unë e përmend në çdo aktivitet, që është afrimi me Bashkimin në Europian. Sot vendet e Ballkanit marrin 1 mld euro mbështetje për energjinë elektrike. Nuk jemi jashtë skemës së përfitimit për të përballur krizën së bashku. Roaming është një marrëveshje e rëndësishme sot dhe për këtë arsye ne nuk ju ndamë derisa mbërritëm në këtë ditë. Për këtë arsye Roaming është një marrëveshje e rëndësishme sot. Nuk ka mbaruar vështirësia për të arritur në këtë proces, ka pasur dakordësinë e 18 operatorëve. Shpresoj që të ketë edhe operatorë të tjerë që të na bashkohen. Ne Komisioni Europian jemi pala negociuese për marrëveshjen me Roaming”, tha Bregu.