Skip to content
Të Gjitha

“M’i keni lidhur duart!” Edi Rama i quan miq dhe u lutet studentëve

· 1 min lexim

Kryeministri Rama shkruan në rrjetin e tij social në Twitter  gjithashtu edhe ne Instagram duke u thënë  studentëve që ai është me ta, që është gati për 8 pikat e tyre dhe që është në pritje të dialogut.
Pavarsisht që ai u bëri thirrje dhe nga Kuvendi, studentët vazhdojnë duke mos rënë dakord për diskutim të kushteve të tyre.
Rama u thotë që mos t’ja mbajnë më duart lidhur sepse nëse vijohet në këtë mënyrë duke mos pranuar dialogun, studentët le të vazhdojnë të mbajnë peng pikat e tyre pasi pa diskutim nuk do plotësohet asgjë.

“Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.” shkruan kryeministri.

“Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres,” shkruan ai.