Deputetja e Kuvendit Rudina Hajdari ka komentuar se marrëveshja e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje është fatalitet politik. Në një shkrim në Twitter ajo thekson se kjo gjendje ka ardhur si rrjedhojë e urisë absolute të qeverisë për të gllabëruar çdo gjë.
“Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjendjeje,” – shton Hajdari.
Rudina Hajdari në fund propozon që palët të ulen në bisedime për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur.
“Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur,” -theksoi deputetja Hajdari.