Disa deputetë të Partisë Demokratike, pjesë e grupit të Alibeajt kanë kanë propozuar ndryshime në Kodin Rrugor. Propozimi u bë këtë të premte gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Një ndër propozimet e deputetëve ishte reduktimi me 50% i vlerës së gjobave për shoferët, pasi sipas tyre masat administrative aktuale janë shumë të larta krahasuar me standartin. Po ashtu kërkohet heqja e postblloqeve të policisë.
PROPOZIMET E GRUPIT TË ALIBEAJT
Propozohet ulja e vleres se gjobave me 50% te vleres se percaktuar ne KODIN RRUGOR aktual. Kjo per e qene ne perputhje me standartet Europinane. Sot kemi gjoba maksimale sa 6 fishi i pages minimale…
Masa administrative me gjobë konsiston në pagesën e një shume parash ndërmjet një kufiri minimal dhe një kufiri maksimal të përcaktuar për çdo normë, gjithmonë brenda kufirit të përgjithshëm minimal me dyqind e pesëdhjetë lekë dhe kufirit të përgjithshëm maksimal me dyqind mijë lekë.
Propozohet heqja e shërbimeve policore stacionare (POSTOBLLOQET) ne te gjitha akset kombetare perfshire dhe zonat urbane.
Punonjësit e Policisë së Shtetit, përfshirë të gjitha shërbimet, mund të ngrejnë postblloqe në rrugë vetëm në rast se ekziston një rrezik për rendin dhe sigurinë publike. Urdhëri për ngritjen e një postblloku merret nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit dhe duhet bëhet me shkrim. Urdhëri përmban një përshkrim të qartë të arsyeve për ngritjen e postbllokut. Cdo qytetari që ndalohet nga një postbllok, i lind e drejta të kërkojë të njihet me urdhërin për ngritjen e postbllokut, me përjashtim të rasteve kur kjo mund të cënojë kapjen e autorëve të një vepre penale.
Propozohet sanksionim ne KODIN RRUGOR qe minimalisht 50 % e e posteve per parking ne akset rrugore te jene PUBLIKE pa pagese.
Numri i posteve për parkim publik pa pagesë ne te gjitha rruget duhet të jenë minimumi 50 % i numrti te posteve te parkingut me pagese. Gjithashtu bashkitë marrin masa për të garantuar zona parkimi pa pagesë për të gjithë banorët rezidentë pranë banesës së tyre.”.
Përcaktohet ne kod qe cdo qytetare eshte i lire qe ndryshimin e pronesise ta realizoje duke u paraqitur palet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të bërë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshime të tjera.
Në rast ndryshimi pronësie të mjeteve rrugore ose në rastin kur u jepen në përdorim të tjerëve apo kur lidhen marrëveshje me të drejtë blerjeje, palët paraqiten pranë degës përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të bërë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshime të tjera. Për kryerjen e regjistrimit, mjafton prania fizike e palëve, dhe shprehja e lirë e vullnetit të tyre, pa pasur nevojë për një akt të shkruar. Në rast kur njëra apo të dyja palët janë në pamundësi fizike për të qenë të pranishëm, ata mund të përfaqësohen nga të tretë nëpërmjet një akti noterial përfaqësimi.
Për te gjithe qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri me automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite qe eshte aktualisht.
Për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, kur duhet, dhe që i përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri, lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore, duke përjashtuar ndonjë shtyrje të mundshme afati, si dhe një targë e veçantë njohjeje, siç përcaktohet në aktet në zbatim.
Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.
Pezullimi i lejedrejtimit të lëshuar nga një shtet i huaj ose vendas, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.
Shpejtesia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete maksimumi 120 km/ore por duke ju referuar standarteve europiane dhe ne perputhje me standartet e projektimit te miratuar qe jane ne fuqi,
Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 120 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.
Propozohet rritja e afatit te kohes se pageses se gjobes pa penalitet dhe me ulje 20 % te vleres nga 5 dite behet 10 dite
- Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda 10 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon gjobë në vend. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet 2 për qind kamatë deri në një muaj. Kur gjoba nuk paguhet ose nuk nxirret dot nga të ardhurat e shkelësit, për rastet e drejtuesit të mjetit me motor, bëhet ndalimi i mjetit deri në tre muaj dhe pas këtij afati bëhet shitja e mjetit me ankand, duke i dhënë diferencën në lekë shkelësit.
- Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajtësi bëhet brenda 10 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 20 për qind të vlerës.