Gjatë një konference me gazetarët kreu i PL-së Ilir Meta ka komentuar kandidatët e deritanishëm për primaret në PD. Sipas tij kandidatët janë të fortë dhe të aftë për t’u përballur me regjimin. I pyetur në lidhje me Bashkinë e Tiranës, Meta deklaroi se ai që do të përzgjidhet do të gëzojë përkrahjen më të vendosur. Ai shtoi se situata në Tiranë është katastrofike dhe ftoi kandidatët e opozitës të përqendrohen tek programi i tyre.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat tha se kandidatët e PD në Primare i sheh të fortë. Ai gjithashtu komentoi edhe dorëheqjet në PD, ndërsa shtoi se parlamenti i 25 prillit i deformuar.
“Aferë mafioze, kundër interesave kombëtare . Është një aferë që mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin, për mungesën e zhvillimit për vendin për të ardhmen. Ndaj PL do të vijojë të investigojë në këtë drejtim dhe do bëjë përgjegjëse çdo autoritet që vonon transparencë. Është aferë e përmasave të jashtëzakoshme dhe afera të tjera si kjo kanë bërë që besimi në ekonomi të bjerë. Treguesi i besimit në ekonomi bie për të katërtin muaj radhazi. Baza kryesore e ekonomisë gjatë rilindjes është ndërtimi që financohet me para të pista. Por edhe ndërtimi ka filluar të marrë goditje serioze. Sipas BSH për besimin e biznesit dhe konsumatorit shënoi vlerë negative. Në një muaj kemi gati me 11 pikë përkeqësimin negativ. Këto paralajmërojnë situata të vështira për ekonominë, por edhe për qytetarët, sipërmarrjet e thjeshta. Situata do të rëndohet edhe më tej në dëm qytetarëve. PL do të paraqesë 10 amendamentet e saj që do të bëhen publike në një konferencë për shtyp”, tha Meta.
Përballja me Veliajn në 14 maj me kandidatët e PD?
Meta: Ai që do të përzgjidhet do të gëzojë përkrahjen tonë më të vendosur, Situata në Tiranë është katastrofike, shto edhe të gjithë kusuret e mungesës së transparencës. Ftoj kandidatët e opozitës të përqendrohen tek programi i tyre.
Sot ka vëmendje ndaj PD, dje një deputet ka dhënë dorëheqjen po ashtu sot edhe Grida Duma?
Meta: Çdo akt individual është i respektuar , s’më takon të jap komente për dorëheqjet e tyre që në çdo rast duhet të respektohen, Parlamenti i 25 prillit mund të them se ishte i deformuar, dhe pse ishte një hap para në raport me parlamenti e korporatave. Por ishte sërish shumë larg një parlamenti që është shembull i respektimi të kushtetutës.