Skip to content
Të Gjitha

Situata e Covid-19 në vend, ja bilanci gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Korçë.

Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 27

Të shëruar në 24 orë 16

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 478

Testime totale 1,998,247

Raste pozitive 331,847

Raste të shëruara 328,053

Raste Aktive 201

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136

Vlorë 20

Gjirokastër 14

Durrës 8

Fier 7

Berat 6

Elbasan 4

Shkodër 2

Korçë 2

Lezhë 1

Dibër 1