Skip to content
Të Gjitha

Ultimatumi mbaroi, pedagogët përgatiten për grevë urie bashkë me familjarët

· 2 min lexim

Ora 16:00 e kësaj të mërkure shënoi afatin e fundit të vendosur nga pedagogët për plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë. Pedagogët janë mbledhur në Korpusin e Politeknikut,dhe kreu i sindikatës Sandër Kovaçi është shprehur se 30 pedagogë do futen në grevë urie sapo të marrin një garanci për jetën nga Presidenti  i Republikës dhe institucionet ndërkombëtare. Sipas Kovaçit pedagogët do hyjnë në grevë urie së bashku me familjarët e tyre.

NJOFTIMI

Të nderuar qytetarë të këtij vendi,

Në pamundësi të marrjes së një përgjigjeje vlerësuese apo çfarëdo reagimi nga kabineti

qeverisës, SPUSH i drejtohet Presidentit të Republikës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë

publike si dhe faktorit ndërkombëtar me kërkesën për garantimin e jetës së pedagogeve që do

të hyjnë në greve urie, por edhe familjareve të tyre.

Nëse kjo garanci jepet qoftë edhe brenda tre minutave, tre orë, apo tre ditë – 30 pedagogë të

IAL-ve publike, hyjnë menjëherë në grevën e urisë.

Ndjejmë, të sjellim edhe një herë në vëmendjen tuaj, se SPUSH është organizata vullnetare e

intelektualëve të këtij vendi, frymëzuar nga shpirtrat e atyre që kanë saktifikuar më shumë se

ne sot, për arsimin dhe atdheun, por edhe të gjithë atyre që kanë rrëzuar buste diktatorësh.

Pedagogët e këtij vendi, nuk janë vetëm njerëz të fjalës dhe auditorit, por kanë pathos dhe

vullnet që të materializojne idetë dhe idealet e tyre në shërbim të kauzave që besojnë, kauzë që

sikundër është deklaruar, e konsideron “Arsimin e Lartë Publik – Prioritet Kombëtar”.

Ne jemi këtu për mbrojtjen e Arsimit dhe të vlerës njerëzore në këtë vend.

Besojmë shumë se arsimi është një çështje që i përket të Gjithëve.

Misioni ynë akademik vazhdon!

Ju faleminderit!

SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË