Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet përsëri gjyqi i grupit të Emiljano Shullazit/ I pandehuri debat dhe kërkon largimin e gjyqtares

· 1 min lexim

Edhe një herë tjetër, tashmë për herë të shtatë është shtyrë seanca gjyqësore e grupit të Emiliano Shullazit.

Edhe një herë tjetër seanca në Gjukatën e Apelit për Krimet e Rënda është shtyrë dhe shkak është bërë mungesa e avokatit të Gilmando Danit, Denion Bogdanit, por ajo që e përcaktoi ishte kërkesa e Blerim Shullazit për përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Saida Dollani, e cila shkoi deri në debat.

Mes shkëmbimeve të fjalëve Shullazi i ka thëën gjyqtares së nuk duhet ta gjykojë ajo, pasi e ka gjykuar edhe një herë tjetër pa avokat.

Edhe pse trupa gjykuese e këtij grupi është ndryshuar një herë dhe kjo për shkak të Fehmi Petkut, i cili nuk arriti të kalonte Vetting-un.