Skip to content
Të Gjitha

“Bindja Demokratike” regjistrohet si parti në zgjedhjet lokale, Patozi kryetar

· 1 min lexim

Ashtu siç edhe është lajmëruar ditën e shtunë, sot është data e fundit e regjistrimeve në KQZ sa i përket partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Report Tv, pikërisht ditën e sotme është njoftuar se do të regjistrohej edhe partia e re “Bindja Demokratike” me kryetar Astrit Patozin.

“Bindja Demokratike’ do marrë pjesë në zgjedhje. Unë do të jem anëtar i ‘Bindjes Demokratike’. Po përgatisim dokumentacionin, nesër e dorëzojmë në gjykatën”, ka thënë  Patozi ditën e djeshme.

Nëse deri më sot ishte folur emri i Rudina Hajdarit, mirëpo kjo e fundit e ka mohuar.

Ndërsa është duke u folur për  Astrit Patozin, i cili njihet edhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Report Tv pritet që në subjektin e ri, ai të mbledhë ‘gardën’ e vjetër të PD-së, që u la mënjanë nga Basha.