Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Peqin/ Ndërron jetë 27-vjeçari, motoçikleta e përplas dhe e lë në anë të rrugës

· 2 min lexim

Një tjetër aksident rrugor ka rezultuar fatal për një 27-vjeçar nga Peqini, të cilin pasi e kanë përplasur e kanë lënë aty, duke mos i dhënë ndihmën e parë.

Policia dyshon se i riu me inicialet S.V, është goditur nga një motoçikletë dhe në momentin që është gjetur ka qenë akoma me shenja jetësore dhe rrugës për në spital ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të lëshuar nga policia, dyshimet janë se 27-vjeçari mund të jetë goditur nga një motoçikletë, e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, duke bërë kështu që i riu të humbiste jetën për shkak të plagëve që kishte marrë.

Tashmë policia ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe mbi të gjitha për të gjetur fajtorin e larguar nga skena e aksidentit.

Peqin / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës  është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.