Këtë të enjte është mbajtur protesta e rradhës e pedagogëve të universiteteve, e cila u paralajmërua nga këta të fundit si një protestë kombëtare. Ato janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë bërë thirrje për të plotësuar kërkesat e tyre. Pedagogu i UBT, Lush Susaj në fjalën e tij kujtoi misionin dhe thirrjet e vazhdueshme të rilindasve shqiptarë, që të duam Shqipërinë më shumë se partinë. Ai i është përgjigjur edhe kryeministrit Rama në lidhje me vettingun, për të cilin tha se nuk ka marrë as 100 lekë nga shteti.
“Protestojmë dhe kemi dalë në një protestë, për të kthyer këtë rritje page në më shumë kohë për studentët e Shqipërisë. Që mos të kenë nevojë që të ikin nga vendi, sikur të jemi në një luftë civile. Ti bashkohemi kësaj proteste të bukur, për t’i kthyer faqen e bardhë Shqipërisë. Rilindasit patë shkruan që; ti duam shqiptarët më shumë se partitë. Dhe ne duam më shumë shqiptarët se partitë. Mos u merrni me jetët tona, pasi ne vijmë nga familje që i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Zoti Kryeministër, të gjitha mediave, agjencive lizgjbautes, e bëni vettinug, botojeni dhe publikoni, por ne jemi me njerëz me duar të pastra. Asnjë qind lekë të vjetra si kemi marrë kujt, as shtetit shqiptar. Ndaj jemi këtu dhe s’do të tërhiqemi nga kërkesat tona.”, tha ai.