Në një situatë ku pedagogët kanë dalë në protestë dhe kanë bojkotuar mësimin dhe nuk paranojnë të rikthehen apa iu plotësuar kërkesat, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar me koordinatorin për universitetet dhe studentët. Opozita që në gjenezë të protestës së pedagogëve i ka dalë në krah duke mbështetur kërkestat e tyre të drejta. Mëngjesin e sotëm Meta përmes një reagimi në Facebook, deklaroi se mbështetja e Partisë së Lirisë për protestën nuk do të mungojë dhe se pa arsim nuk ka zhvillim. Por ndërkohë kryeministri i vendit Edi Rama dje u shpreh se ka ikur koha kur rrogat rriteshin se kështu thoshte sindikata, duke nënkuptuar kështu se nuk do t’i pranojë kërkesat e pedagogëve. Deklaratat e Ramës erdhën gjatë takimit që u zhvillua me rektorët e universiteteve. Ndërkohë ekspertë të arsimit janë shprehur se në fakt problemi nuk qëndron vetëm te pagat por te ligji për arsimin e lartë, është ai që duhet të ndryshojë fillimisht, që dhe studentët të kenë një arsimim më dinjitoz, më cilësor.
Satusi:
Kënaqësi ta nisja sot punën duke takuar Koordinatorin për Universitetet dhe Studentët, Kristian Kina. E sigurova se mbështetja e Partisë të Lirisë do të jetë maksimale sot në opozitë dhe nesër në qeverisje. Për ne nuk ka Zhvillim pa Arsim. Investimi më strategjik për ne do të jetë për arsimin dhe të rinjtë!