Gjatë protestës së sotme të zhvilluar tek Universiteti i Arteve, pedagogët janë shprehur se nuk mund ta pranojnë rritjen e bërë nga kryeministri i vendit Edi Rama, i cili i rriti pagat e pedagogëve me 7% disa ditë më parë. Sipas tyre kjo rritje është qesharake dhe vetëm një thërrime, përpara asaj që duhet të jetë. Gjithashtu pedagogët shtuan se rritja e pagve nuk duhet të jetë vetëm për ta por për të gjithë stafin universitar. Kujtojmë se nëse nuk plotësohen kërkesat e pedagogëve ata kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në vitin e ri akademik më 17 tetor.
“Kjo është një protestë nga sindikata e universiteteve të Shqipërisë dhe kërkon të mbrojë të drejtat e tij, jemi në funksionin e punës tonë. Rritja 7% është vetëm një thërrime në lidhje me kërkesat tona. Ne nuk pajtohemi me ofertën e kryeministrit, nuk ka me universitetet. Sindikata ka funksionuar dhe funksionon. Ne nuk pranojmë këtë ofertë, kërkojmë rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e universiteteve, nga biblioteka te saniteti. Çdo vit na thonë që do ketë të buxheti i vitit tjetër. U dakortësuam për disa pika gjatë takimeve, por nuk na u dha asgjë me shkrim. U bëj thirrje rektorëve dhe ministrisë të ushtrojë siç duhet fuqinë mbi fondet”, u shpreh Qazim Lataj nga Sindikata për Universitetin.