Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann gjatë një konference të përbashkët me Belinda Ballukun komentoi raportin e BE në lidhje me 2 nismat e qeverisë Rama, përkatësisht Amnistia Fiskale dhe Golden Passport. Sipas ambasadores BE respekton sovranitetin e çdo shteti, por këto procedura tashmë po hiqen. Një rrezik kyç që evidentohet me amnistinë është pastrimi i parave. Ndërkoë sipas zëvendëskryeministes Belinda Balluku këto shqetësime janë hipotetike, ndërsa do të shikohen të gjitha rezervat e shprehura.
Ambasadorja: Në lidhje me ‘pasaportat gold’, raporti është i qartë. Sigurisht që BE respekton sovranitetin e secilit do shtet që të vendosë se çfarë skemash do të ketë për dhënien e shtetësisë, por duke marrë shkas nga agresioni rus në Ukrainë, kjo do të vinte në pah rrisqet që janë thënë dhe në raport. I është bërë thirrje vendeve që t’i jepet fund dhënies së shtetësisë në këtë formë. Një shtet u padit në gjykatë për këtë shkelje. Secili shtet duhet të vendosë vet se si do të ecë përpara për këtë çështjes.
Balluku: Dua të ndalem te natyra e këtij raporti. Krahas identifikimit të progresit të raportit, ka dhe një synim, që është thelbësor, identifikimi i sfidave, mangësive në proces. Kjo është natyra e punës tonë. Ky është thelbi i integrimit në BE. Për çdo pyetje që keni duhet të kuptojmë natyrën e raportin. Të gjitha këto na dorëzohen dhe ne i marrim, i lexojmë këto gjetje për t’i adresuar më pas. Këto sfida të identifikuara duhen lexuar prej nesh dhe prej jush, në mënyrën e duhur pa pasur interpretime të cilat mund të keqinterpretohen. Ishte një nga kërkesat e ambasadorëve që të informoheshin qytetarët. Do e nis nga amnistia fiskale, pasi për Golen pasaportë kam pak për të thënë. Është bërë një progres në planin e veprimit, për luftën kundër pastrimit të parave. Vendi ynë ka bërë përpjekje kundër krimit të organizuar me një bashkëpunim të fortë me vendet e BE, si me agjenci të tjera si Eurojust dhe Europol. Sa i përket draftit për amnistinë fiskale, vlerësimi që vjen në raport është hipotetik. Mund të vërë në rrezik procesin e pastrimit të parave, por është hipotetike. Është draft që e kemi të hapur për diskutim. Amnistia fiskale ka kaluar si radhë herë më parë një proces të rëndësishëm, proces të rëndësishëm kombëtar ku morën pjesë 500 mijë qytetarë, që i janë përgjigjur ‘po’ kësaj amnistie që ka synim legalizimin e parave të ardhura nga emigracioni. Do merren parasysh rreziqet që lidhen me këtë proces. S’e kemi shpikur ne rrotën as nuk është një shteg i pashkelur më parë. I referohemi vendeve të tjera të BE. E garantojmë ambasadoren dhe komisionin se ky do të jetë një proces që do vazhdojë konsultimin. Do shohim të gjitha gjetjet dhe shqetësimet e komisionit. Dhe për ‘Golden pasaport’ është shqetësim hipotetik. Për këtë program i jemi referuar praktikave të vendeve të BE të cilat sot e kësaj dite, i kanë këto programe nën proces dhe vazhdojnë i aplikojnë dhe ne i jemi referuar atyre për atë çka i sjellin vendin dhe çfarë benefitesh kanë marrë. Ne do i lexojmë me vëmendje të gjitha gjetjet e tyre për të adresuar ato që duhen adresuar.
Ambasadorja: Më lejoni të citoj atë që thotë raporti Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave.