Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deklarata e Vuçiç për propozimin Gjermano-Francez, reagon Kurti

18:28 10/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

2 ditë më parë Presidenti serb Aleksander Vuçiç foli për një plan të inciciuar nga Gjermania dhe Franca mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. Ky plan është konfirmuar edhe nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por ky i fundit është shprehur se nuk ka një gjë përfundimtare akoma.

“Unë kam propozuar kornizën e përgjithshme të dialogut, ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi zotit Lajçak, sikurse i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme por nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozimi fanko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash e jepni vërejtjet. Më shumë ka si të them ide që qarkullojnë Berlin, Bruskel, Ëashington, por edhe Londër, Romë, Paris, Beograd dhe Prishtinë. Unë kam zotim të plotë për transparencë për procesin, por është edhe konfidencialiteti i bisedimeve paralelisht me transparencën e procesit, dhe të gjitha idetë me të cilën shpeshherë ne testohemi nga zyrtarë dhe diplomatë të ndryshmit nuk mund t’i hedhim në opinion. Pra duhet diçka të ngurtësohet që të publikohet, përderisa është le të themi në gjendje të lëngshme nuk është korrekte nga ana ime që ta publikoj. Pas ngurtësimit vjen publikimi”, tha ai.

Lidhur me trendet ekonomike, Kurti theksoi se të arriturat janë të pakontestuara, e në lidhje me akuzate opozitës ai tha se është detyra e saj të mospajtohet.

“Asnjëra prej shifrave që unë kam prezantuar nuk është kontestuar opozita më sulmon, opozita më kritikon sepse e ka këtë detyrë për nga natyra, mirëpo përndryshe të arriturat tona janë të padiskutueshme. Nuk mund të them se rritja e bizneseve të ekonomisë në përgjithësi e në veçanti e eksporteve është dora e qeverisë, por është vullneti dhe disa vendime të qeverisë, dora është e punëtorëve, punëtorët që kanë prodhuar e që pastaj bëhet eksporti ata e kanë dorën ne e kemi vullnetin dhe vendimin”, u shpreh Kurti.

Gjatë takimit të sotëm në Gjilan Kurti foli edhe në lidhje me dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi, për të cilit u shpreh se bëri aq sa mundi për 10 muaj udhëheqje, ndërkohë që nuk mohoi bashkëpunimin me të në të ardhmen.

“Unë nuk e kam shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, ai ka dhënë dorëheqje unë e kam falënderuar për punën dhe angazhimin ai nuk ka kursye as dijen as përvojën dhe as kontaktet ndërkombëtare dhe për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur, por ai nuk është një person që nuk reflekton edhe mbi punën e vet dhe ai ka thënë se me situatën me të cilën ballafaqohet dhe me kapacitetet që ekzistojnë kaq mund të bëjë. Pra ju e dini që doktor Rifat Latifi është një akademik dhe profesionalist i shkëlqyer dhe ka vlerë të madhe edhe si akademik perëndimor. Unë do të vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimin me të jo në këtë detyrë me vullnetin e tij. Nuk ekziston asnjë projekt që ai ka nisur e ne do ta ndalim, dhe nuk ekziston asnjë punë që ai është angazhuar dhe ne nuk do ta vazhdojmë“, tha ai.

Shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para në mënyrë që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike.

“Nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para në mënyrë që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike, çfarë ne po bëjmë është se së pari po tregojmë se është e mundshme të mos i shpenzosh të gjitha paratë sepse qeveritë e kaluara kanë krijuar borxhe sikurse po e shohim edhe këtu në Gjilan ndërsa ne edhe zvogëlojmë borxhin edhe tregojmë se është e mundshme të ruhet paraja publike. Për punët që nuk kryhen nga operatorët ekonomik ne nuk paguajmë, ne paguajmë vetëm për punët që kryhen. Tash meqenëse ka pas inflacion dhe kemi pas vërejtje se kontratat janë vjetërsuar për nga shuma me të cilën duhet të kryhen punët me ministrinë e Financave e kemi përpiluar një projekt-ligj mbi punët publike në mënyrë që të merret përsipër edhe çështja e inflacionit”, tha ai.

E gjatë qëndrimit në Gjilani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi edhe disa biznese por edhe mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës, i cili ishte aktivizuar mbrëmjen e së dielës, është riaktivizuar sërish këtë të hënë....

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”
Aktualitet

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Një prej monumenteve më të rralla dhe më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Tuma e Kamenicës, që daton nga shekulli...

18:26 14/07/2025
Para
Protestat në Iran përhapen tek industria kryesore e gazit natyror

Protestat në Iran përhapen tek industria kryesore e gazit natyror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

18:26 14/07/2025
Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

17:53 14/07/2025
Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

17:33 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.