Këtë të premte kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një mbledhje me Komitetin Organizator të Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij Meta deklaroi se Rama ka blerë opozitën dhe e lonsideroi këtë veprim si aktin më djallëzor. Meta u shpreh se është i gatshëm për zgjedhjet vendore dhe se nuk do të ketë mëshirë për Ramën në zgjedhje.
“Investimi më i mençur, më i djallëzuar dhe më kriminal që ka bërë Rama ka qenë korruptimi i opozitës dhe përçarja e saj në të kaluarën. Kjo situatë është krijuar prej shumë vitesh. Që nga bojkoti i Reformës në Drejtësi e djegia e mandateve e kështu me radhë. Jam optimist se situata do përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët. Përveç reagimit e protestave nga ana e opozitës, në pak muaj do kemi zgjedhjet vendore. Ky është një moment i rëndësishëm sepse do vendoset pluralizmi politik dhe llogaridhënia ku sot gjithçka kontrollohet nga një parti e vetme dhe qytetarët janë lënë në mëshirën e arbitrariteti të kryetarëve monistë. Partia e Lirisë ka një rol të rëndësishëm për këto zgjedhje, jo vetëm për të kontribuar në fitoren e opozitës por edhe për të kthyer këshllat bashkiak për mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Besoj se kontributi juaj dhe i simpatizantëve të PL-së për të treguar forcën e ndëshkimit. Pa mëshirë, ashtu si është sjellë Rilindja me ne dhe ne duhet ta ndëhkojmë pa mëshirë. Do t’i japim një mundësi PS-së të rikthehet pasi të ndëshkojmë këtë sekt shkatërrimtar. PS nuk ekziston, por është një sekt. Ky sekt kërkon të vrasë vetbesimin e qytetarëve se ky është vendi i tyre dhe se ata janë zot të fateve të tyre. Rilindja nuk lodhet së vjedhuri, pse do lodhemi ne së denoncuari”, u shpreh Meta.