Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e Tomorrit/ Nga aferë në koncension “strategjik”, si rilindi mendimi i Ramës nga opozita në pushtet

11:21 07/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Rama i ardhur në pushtet në vitin 2013 me ‘1 milion shuplaka’ premtoi parajsën tek qytetarët, një rilindje si ajo e Naimit, Fishtës, Mjedës dhe shumë të tjerëve, por rezultatet treguan të kundërtën. Një nga premtimet e shumta të Ramës ishte dhe heqja e koncensionit për markimin e karburanteve, të cilin ai në opozitë e konsideronte si një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë në pushtet. Por mesa duket gjithçka ndryshoi kur në duart e tij erdhi pushteti. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, ky koncension jo vetëm që nuk u hoq, por ka në plan të rifirmoset një kontratë që e zgjat afatin e mbarimit. E vetmja gjë që ndryshoi ishte pronari dhe firma fituese. Por pse ndryshoi mendim Rama? E vetmja arsye bazuar dhe në ndryshimet e bëra është që Rama mund të jetë përfshirë vetë në këtë që ai e quante mega aferë korruptive, por mesa duket paska qenë shumë tunduese. Gazetari I ekonomisë I ka bërë një analizë këtij ndryshimi të mendimit nga Rama.

Nga Klodian Tomorri

Edi Rama kryeministër ka vendosur të zgjasë me 10 vjet të tjera koncesionin e markimit, të cilin Edi Rama kryetar opozite e quante si një nga aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë. Nga viti 2013, kur Rama e cilësonte korrupsion, koncesioni nuk ka ndryshuar fare. Por pronarët e tij po.

Ka ikur Ismail Mulleti dhe në vend të tij ka ardhur Sinan Idrizi me partnerët e tij turq. Me sa duket ndryshimi i njerëzve pas koncesionit ka ndryshuar dhe mendimin e Edi Ramës për të.
Koncesioni i markimit të karburanteve u dha nga qeveria e Sali Berishës në 27 shkurt të vitit 2013 tek një kompani e regjistruar në Zvicër e quajtur Global Fluids International.
Kohëzgjatja e koncesionit ishte parashikuar 10 vjet dhe afati i tij përfundonte në 27 shkurt të vitit të ardhshëm. Por pak ditë më parë, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për zgjatjen e koncesionit me përfaqësues të përbashkët nga ministria dhe dogana.
Grupi do të përpilojë një raport, ku do të theksojë se sa i nevojshëm dhe i rëndësishëm është koncesioni i markimit dhe për këtë arsye do të japë rekomandimin që koncesioni duhet zgjatur edhe me 10 vjet të tjera.
Kulisat
Në shkurt të këtij viti, në ekstraktin e koncesionit të markimit shfaqet një ndryshim i papritur. Sipas ekstraktit, pronari i koncesionit nuk figuronte më Ismail Mulleti, por një shtetase turke e quajtur Nerve Korkmaz.
Zonja Korkmaz ka qenë donatore e klubit të futbollit Flamurtari, njëkohësisht dhe partnere biznese me zotin Sinan Idrizi. Ndryshimi i pronësisë së koncesionit vetëm një vit para përfundimit të tij, ngriti dyshimet se qeveria kishte premtuar zgjatjen e tij. Tashmë këto dyshime u konfirmuan.
Ngritja e grupit të punës e bën thuajse fakt të kryer zgjatjen e koncesionit të markimit me 10 vjet të tjera. Dhe vendimi i qeverisë për t’i tarifuar qytetarët me kostot e këtij koncesioni edhe për 10 vjet të tjera, vjen pikërisht në kohën kur Shqipëria qëndron në majën e botës për çmimin më të lartë të naftës.
Kostot për qytetarët
Vitin e kaluar koncesioni i markimit arkëtoi 4 milionë euro të ardhura në total. Nga këto kompania koncesionare regjistroi një fitim neto prej 1.2 milionë eurosh ose 30 për qind mbi xhiron.
Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania që ka koncesionin e markimit arkëton 1 lekë për çdo litër naftë që shitet në treg për shërbimin e ngjyrosjes. Qytetarët e paguajnë këtë kosto në çmimin fundor të naftës.
Sipas përllogaritjeve, në 10 vitet e ardhshme, koncesioni i markimit do t’u marrë qytetarëve shqiptarë të paktën edhe 50 milionë euro të tjera, në një kohë që përfitimet e këtij koncesioni janë të dyshimta. Në Shqipëri vazhdon të hyjë masivisht naftë kontrabandë dhe ndryshe nga sa u justifikua, koncesioni i markimit dështoi të eliminonte kontrabandën apo abuzimin me cilësinë.
Në 10 vite vetëm u mori para qytetarëve dhe realizoi fitime për aksionerët tani. Tani do të marrë edhe për 10 vite të tjera. Këtë herë për disa aksionerë të tjerë. Partnerë të Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare tek Air Albania. Qytetarët vetëm paguajnë.
/MCNTV

Të lidhura

Fshatari, rosa dhe turisti
Kryesore

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa...

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin
Kryesore

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Aktori Liam Neeson e “bëri të njohur” Shqipërinë duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja). Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin...

16:48 12/07/2025
Para
Shpëthen Meta: Do ta ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë

Shpëthen Meta: Do ta ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshatari, rosa dhe turisti

Fshatari, rosa dhe turisti

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

16:48 12/07/2025
Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

12:41 12/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.