Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Fier, përplasen dy automjete

· 1 min lexim

Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme, në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “çesma e Levanit”.

Mësohet se nga aksidenti të lënduar kanë mbetur një grua dhe një burrë të cilët janë shoqëruar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilët po dokumentojnë edhe shkaqet e mundshme të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar radhë të gjata kilometrike në këtë aks rrugor.