Këtë të mërkurë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën energjitike në vend, për të cilën është shprehur se borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë janë vetë institucionet publike shtetit. Ndërkohë Meta nuk ka lënë pa komentuar edhe protestën e pedagogëve, për të cilën u shpreh se po shpërfillet nga Rama.
Statusi:
Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin.
Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive. Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve.
“Borxhlinjtë më problematikë të OSHEE-së përfshijnë ndërmarrjet publike ku një peshë kyçe zënë ato të ujësjellës-kanalizimeve për të cilat nisi një plan shlyerjeje të miratuar nga dy ministri ajo e Financave dhe Ekonomisë dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një intervistë të posaçme për “Monitor” në numrin e 200 kompanive më të mëdha shqiptare sipas me xhiros vjetore në vitin 2021 administratori i OSHEE Group Adrian Çela pohoi se në disa bashki ka përmirësim të gjendjes, tregohet korrektësi në pagesat e detyrimeve, megjithatë, panorama e përgjithshme paraqet një situatë, ku niveli i borxhit ndaj OSHEE ka arritur në rreth 24 miliardë lekë (nga të cilat, 11 miliardë lekë janë kamatëvonesa)”, shkruan monitor.