Teksa qindra mijëra shtetas rusë raportohet se janë larguar nga vendi, pasi presidenti Vladimir Putin shpallli mobilizim të pjesshëm që detyron rekrutët të shkojnë në front në luftën që Rusia nisi më 24 shkurt në Ukrainë, kryeministri Edi Rama u “hap derën”.
Rama ka deklaruar se shtetasit rusë janë të mirëpritur në Shqipëri. Gjatë konferëncës për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama deklaroi se rusët që largohen nga vendi pasi nuk duan të shkojnë në luftë, janë të mirëpritur në vendin tonë. Kujtojmë që presidenti Vladirmir Putin tha në një fjalim televiziv se ai e mbështet propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të mobilizuar rezervistët që kanë shërbyer në ushtri dhe kanë “përvojat përkatëse”. Dekreti përkatës është nënshkruar dhe mobilizimi do të fillojë të mërkurën. Sipas ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, 300.000 rezervistë do të mobilizohen kundër Ukrainës.
Ndërkohë që gjendur në këtë situatë të vështire, rusët po gjejnë gjithnjë e më shumë shpëtim në Gjeorgji. Numri i rusëve që mbërrijnë çdo ditë në Gjeorgji pothuajse është dyfishuar që kur Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm për luftën në Ukrainë, tha për mediat lokale Ministri i Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë, Vakhtang Gomelauri.
Urdhri i pjesshëm i Putinit për mobilizimin e qytetarëve rusë javën e kaluar ka shkaktuar një eksod të rusëve dhe reagime në vend, me demonstrata.