Mbrëmjen e djeshme Shkodra u trondit nga një vrasje e rëndë, ku mbeti viktimë Pjetër Kola nga Lezha.
Pasi u plagos 44-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht humbi jetën në sallën e operacionit.
Maltin alias Anton Gjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autori i vrasjes se Pjetër Kolës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Qafë Çele të Pukës.
“Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë”, informoi sot (28 shtator) policia.
Vlen të theksohet se arsyet e plagosjes së 42-vjeçarit Pjeter Kola mbeten ende të paqarta. Policia e Lezhës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.