Skip to content
Aktualitet

Reshjet e mëdha të shiut, ja si duket situata në vend

· 2 min lexim

Moti është përkeqsuar 2 ditët e fundit dhe në shumë qarqe të vendit janë hasur problematika të shumta si pasojë e prurjeve të mëdha.  Problematika më të mëdha ka pasur veriu i vendit përkatësisht Lezhë Shkodër dhe Pukë. Problematika më të mëdha vihen re në infrastrukturë si rrugë dhe ura, por edhe në ujësjelësa dhe sistemin e energjisë elektrike.

Në Pukë, shirat e dendur kanë shkaktuar dëme në disa akse rurale. Në disa fshatra raportohen të dëmtuara ura, linja ujësjellësi dhe mullinj bloje. Nga ana e institucioneve lokale po merren masa për kthimin në normalitet.

Ndërkohë  në Lezhë reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash. Aksi Rrëshen-Bukmirë në zonën e Mirditës ka pësuar rrëshqitje në një pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave si dhe inertet, por rruga vijon të jetë e kalueshme për automjetet.

Në bashkinë Shkodër si pasojë e reshjeve nuk janë shënuar dëme nga reshjet. Vetëm në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat mësohet se do të pastrohen gjatë ditës së sotme. Ndërkohë dje në Theth për shkak të prurjeve të shumta të lumit të Shalës, u sdëmtua një urë por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet, por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër të njësite nuk raportohen dëme, por në disa zona ka pasur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.