Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në shtetin fqinj Greqi ku një foshnje me oriqgjinë shqiptare vetëm katër muajshe është shtruar dhe më pas intubuar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, në Greqi. Fatkeqsisht mësohet se foshnja është në gjendje shumë të rëndëdhe ndodhet në rrezik për jetën. Referuar mediave fqinje ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës kur prindërit e transportuan për në spitalin e Kyparissias nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë pasi fëmija kishte konvulsione.
Pasi ka mbërritur në spital foshnja është ekzaminuar nga mjekët të cilët kanë bërë transferimin e foshnjes për në spitalin e Kallamatës, siç është bërë mbrëmjen e së shtunës.
Kur foshnja mbërriti në Kallamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u konsiderua i nevojshëm intubimi dhe transferimi në spitalin e Athinës.
Në të njëjtën kohë, mjekët kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e lëkundjeve (dyshohet se është tundur vazhdimisht) dhe kishte të nxira në trup. Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më pas është arrestuar nga autoritetet.
Ai ndodhet aktualisht në policinë e Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur një çështje për dhunë në familje dhe nesër paradite pritet të dalë në gjyq. Ndërkohë, 20-vjeçari dyshohet se është përdorues i lëndës narkotike, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesë, iu gjet një sasi e vogël kanabisi dhe një armë zjarri.