Ditën e sotme deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me vendimin e Entit Rregullator të Energjisë ku u vendos rritja e çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga data 1 tetor.
Në reagimin e bërë në facebook, Tabaku shkruan se pavarësisht se Shqiopëria futet në stinën e shirave, dhe shton se edhe pse Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen e çmimeve.
Reagimi i plotë
Nga 1 tetori rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Kjo si pasojë e dakordësisë së ERE dhe qeverisë shqiptare për t’ia kaluar gjobën e korrupsionit qytetarëve.
Megjithse Shqipëria futet në stinën e shirave dhe ndonëse gjithë Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen e çmimeve.
Në 9 vite janë marrë 500 mln € borxhe për sektorin energjitik dhe sërishmi energjia është në ngërç. Ku kanë shkuar borxhet për energjinë?!
Një ditë pas këtij vendimi që e kthen vendin më të varfër në rajon, Shqipërinë, në vendin me çmimin më të lartë të energjisë në rajon: bursa e çmimeve të energjisë ka rënë për energjinë elektrike.
Ndërsa Europa dhe qeveritë e përgjegjshme vendosin buxhetin në funksion të qytetarëve. Këtu ndodh e anasjellta! Klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve.
Me gjithë përpjekjen e djeshme ku bashkë me kolegun Hoxha luftuam për mos t’ia kaluar barrën e korrupsionit tek çmimi faturës së qytetarëve, ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve!