Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PS-Alibeaj dakort për hapjes e dosjeve të ish-Sigurimit, PL kundër, çfarë diskutohet

17:24 21/09/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj kanë konfirmuar konsensusin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Palët kanë miratuar në parim propozimin e socialistëve për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, që do të mundësojë të vendosen në sitë të gjithë politikanët që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit.

Gjithashtu kanë miratuar dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për  “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

PS prezantoi projektligjin e depozituar, ku kërkon dënimin e krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Klotilda Bushka: Pavarësisht fakteve të tjera që mund të dalin në dritë që përmbysin deklaratat e mëparshme si ish komisionet Bezhani apo Mezini, duke pasur ndalim në ligj, mungon kompetenca lëndore e shqyrtimit të akteve. Autoriteti nuk ka dot mundësinë të bëjë shqyrtim aktesh se nëse do e bente do ishim në kushtet e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ. Nisur nga shpeshtësia e informacioneve të cilat rrëzojnë herë pas herë deklarata të mëparshme pastërtie ka lindur e nevojshme që kjo pengesë ligjore të evitohet për arsyen e parë që në kuadër të transparencës dhe të drejtës të informimit, duhet që ligjvënësi ta pajisë autoritetin me të gjitha mundësitë për të realizuar punën e vet. E dyta dhe pse kanë kaluar shumë vite nga ai regjim, ende ka shumë dritëhije, ende ka të pasakta informacione, ende ka të vërteta që rrëzohen dhe opinioni do duhet të informohet në mënyrë profesioniste, të vërtetë, mbi atë që ndodh për personazhe të ndryshëm që dhe pse mund të kenë pasur një certifikatë pastërie të mëparshme, nuk rezultojnë të jenë të tillë si rezultat i dokumenteve të reja që dalin në dritë.

Nga ana tjetër, Alibeaj kërkon hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se përjashtohet vetëm hapja e dokumenteve që prekin sigurinë kombëtare, ose ato dokumente që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me shtetet e tjera. Ndër të tjera ai tha se kjo është një nismë e rëndësishme për t’u larguar nga e shkuara.

Enkelejd Alibeaj: Përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet ish sigurimit të ministrisë së brendshme për peridhën 20 nëntor deri ën ditën e krijimit të shërbimit informativ shqiptar, në korrik. Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e ish sigurimit të shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe sigurinë kombëtare. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë biografinë e dokumenteve të ish-sigurimit ët shtetit të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumente e ish sigurimit të shtetit. Qytetarët kanë të. Deklasifikim të plotë dhe automatik të të gjithë dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit. Iu heqim nga dora shantazhuesve mjetin me të cilin bëjnë shantazh.

Dy nismat janë kundërshtuar nga Partia e Lirisë. Deputetja Erisa Xhixho tha se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi sipas saj ka kërkuar hapjen verifikimin e figurës së pastërtisë së politikanëve nga një e-mail anonim. Xhixho akuzoi Autoritetin e Dosjeve se po përdoret si mashë nga Partia Socialiste për të shantazhuar kundërshtarin politik.

Erisa Xhixho: Prisja të kishim një iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të autoritetit të dosjeve që janë votuar nga ky kuvend dhe kanë përgjegjësi të madhe, të një zyre pranë qeverisë dhe me metodës më keq se sigurimi i shtetit, nëse ky parlament do ishte i sinqertë do ishte diskutuar sot për propozimit që kanë 7 muaj që flenë në sirtarët e parlamentit, për naftën, indeksimin e pagave. Sot diskutojmë për një akt që na është vënë para në këtë tryezë, për turpin e maxhorancës, e iniciuar nga një procedurë e paligjshme e autoritet, e vënë në lëvizje nga një e-mail anonim. I gjithë ky ligj, në fakt para një alibie, për të gjitha veprimet skandaloze, shantazheve të autoritetit të dosjeve. Flet qartë sesi Meta, sesi ka hetuar autoriteti dosjeve, ka marrë 7 vendime në një ditë, është një standard i Rilindjes, është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe brenda 24 orëve ka marrë vendime dhe ka dërguar m shpejtësi letër, ndërkohe që ligji e thotë ndalon hetimin, ndërkohë që letra është me emër dhe mbiemër drejtuar kuvendit. Në dosjen që pretendon autoritet emri Ilir Rexhep Metaj nuk është në asnjë moment. Kam deklaratën e zotërisë F.T, e bërë në vitin 90, i cili në asnjë moment, thotë qartë pretendimet e tij dhe nuk është në asnjë moment e shprehur Ilir Rexhep Metaj. Kemi votuar pro atij ligji, në 2015, të iniciuar nga maxhoranca e asaj kohe, por ky ligj që diskutojmë sot që është alibi e qartë e kësaj maxhorancë për të përdorur si mashe autoritetin ndaj kundërshtorëve politikë është e papranueshme. Drejtësia duhet të zbardhë sa më shpejt këtë çështje.

Kjo nismë e socialistëve dhe demokratëve vjen pasi Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që kreu i Partisë së Lirisë e ka mohuar.

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para
Vasili publikon rezultatet, ja sa besim kanë qytetarët te qeveria

Vasili publikon rezultatet, ja sa besim kanë qytetarët te qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.