Email-et dhe mesazhet që po publikohen nga hakerat ditët e fundit po nxjerrin shumë informacione konfidenciale në rradhët e zyrtarëve të lartë të policisë dhe të politikës. Në fakto këto emaile po nxjerrin të palarat sheshit, ku autoritetet kanë informacione për veprimtari kriminale dhe nuk veprojnë. I tillë ishte rasti i djeshëm i publikuar ku ish-Drejtori i Përgjithsëm i Policisë Gledis Nano, kishte dijeni për të shumëkërkuarin e policisë Talo Çelën, por ky fundit lëvizte i qetë në rrugët e Tiranës. Ndërkohë krahas kësaj hakerat iranianë emailet e ish Drejtorit Nano është një komunikim nga një zyrtar i DEA, që jepte informacion për trafikun e kokainës nga kompania Zico sha, e njohur si Banaking. Ky është rast flagrant i cili tregon se ndonëse policia ka informacion për trafik ndërkombëtar të kokainës ku transportohen tonelata me kokainë duket se nuk ka marrë masa dhe biznesi ka vazhduar normalisht duke tansportuar dhe shitur ‘banane’ i pashqetësuar. Madje duke duke e bërë edhe të famshme ‘bananen’ pasi shumë televizione të vendit e kanë në repertorin e tyre “Bana King” të cilës i është bërë dhe një këngë e dedikuar. Por përse “Bana King” del nga mëngesi deri në darkë në televizionet shqiptare, për të rritur shitjet e banave? Asapak, qëllimi i vetëm është mbyllja e gojës së mediave të cilat meqenëse e reklamojnë dhe marrin përfitime financiare nuk denjojnë të bëjnë shkrime ndaj kësaj kompanie, e cila në kontinierët që porosit nga Amerika Latine krahas bananeve sjell dhe kokainën, gjë tashmë e vërtetuar edhe nga DEA amerikane.
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekpozuarit” në MCN TV, deklaroi se publikimet nga hakerat po na ndihmojnë të kuptojmë punën reale të policisë. Sejamini shprehet se kombania e “Bana King” vazhdon punën edhe pse është kapur me drogë, madje bën reklamë, paguan media me qindra mijëra euro. Ku ta gjejmë që ka një informacion të tillë dhe mos ketë më pikë dyshimi, që bën trafik kokaine nga Amerika Latine. Të shohim a do të vazhdojë reklama nëpër media.
Ndërkohë Enton Abilekaj ka hedhur dyshimin se kjo mund të jetë një nga arsyet përse DEA ka ardhur në Shqipëri me zyrën e vet!
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar në konteinerin e “Bana King”, humbën disa arka të deklaruara me banane, por dyshohet të kenë qenë me kokainë. Asokohe persona ende të paidentifikuar arritën të marin një pjesë të kokainës por nuk arritën ta transportojnë të gjithën duke lënë pas 7 arka me 119 kilogramë kokainë. Sipas kësaj llogarie, nëse një arkë mban diku te 17 kilogram kokainë, në 49 arkat që mungonin dje në Durrës mund të ketë patur deri në 833 kg kokainë.
Për këtë policia arrestoi 20 persona, përfshirë shumë punonjës të doganës por masa më e madhe e tyre janë lënë të lirë. Policia arrestoi edhe Marson Murataj 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliun drejtues të makinave të firmës, Zico Sh.A.
Nga gjithë ky sekuestrim i kësaj sasie të madhe droge, ajo që mbetet mister është fakti se si skaneri nuk e ka konstatuar drogën, ndonëse në kamion ishin 100 pako kokainë, por që burime deklarojnë se në kontejner ka pasur 1925 kg kokainë, ndërsa disa nga këto pako janë hequr më përpara.
Policia nuk ka marrë as pyetje Trifon Murataj, pronarin e kompanisë së bananeve, i cili është në krye të këtyre transporteve të paligjsme. Madje asokohe ajo që u bë e ditur është se pronari, pasi shkarkoi ngarkesën me kokainë dhe banane, një ditë më pas ka njoftuar Gledis Nanon në telefon dhe policia ka shkuar në magazinat e firmës më dt. 30 dhjetor 2021. Janë pikërisht të gjithë këto fakte që do të bëjnë që në këto hetime të jetë edhe Prokuroria e Posaçme për të kuptuar përfshirjen e zyrtarëve publikë. Misteret në këtë skandal nuk kanë fund, ndërsa në hetime është edhe SPAK. Hakerimi i sistemeve bëri që shumë deklarata që ishin hipoteza deri në publikimin e emaileve të vërtetohen. Sipas informacioneve të DEA, kompania e bananeve me në krye Trifon Muratajn është e përfshirë në një rrjet të madh të transportimit të kokainës, ndërkohë që aktiviteti vazhdon pasi paratë nga kjo trgti e madhe kanë mjaftuar për t’i mbyllur gojën policisë, qeverisë dhe mediave.