Skandali i “banaking” sa vjen e thellohet më i afërt është ai në portin e Durrësit pasi në kontejnerin e kësaj kompanie u vodhën 50 arka me banane, por që u dyshua se brenda tyre kishte kokainë. Kontejneri u hap pa hyrë në skaner dhe skandali u zbulua shumë ditë më pas.
Përfshirja e banaking në trafiqe të tilla është bërë e zakonshme, por tashmë ajo është vërtetuar edhe nga DEA amerikane.
Bëhet e ditur se në vitin 2021, policia ka kërkuar ndihmën e DEA-s, për të hetur rreth kompanisë “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve “Bana King”, Trifon Murataj.
Zyra e DEA në Greqi ka zbuluar se kjo kompani është përfshirë në trafiqe që në vitin 2014 dhe Trifon Murataj vazhdon të mos hetohet për asnjërën nga këto dhe të mos pësojë asgjë.
Pra tashmë informacioni erdhi dhe nga DEA amerikane që banaking transporton kokainë dhe kjo është thuajse e ditur nga të gjithë,, po se sa do të hetohen e do ta pësojë pronari i saj, kjo normalisht mbetet për tu parë se jeta e tij vazhdon “lule” pa asnjë lloj problemi edhe pse skandalet sa vijnë e thellohen e dalin sa më shumë zbuluar.
“Informacioni i mëtejshëm nga Zyra e DEA:“Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtarë e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine. Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA.
Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon: Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri.
Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi në Durrës/Shqipëri me emrin ZICO SHA për të importuar me shumicë kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha”, thuhet në e-mailin e publikuar nga hakerat. Për saktësi, kompania “ZICO”, është ajo e cila tregton “Bana King”.
Pra kemi dy skandale së pari, “Bana King” ka trafikuar kokainë që në vitin 2014 dhe policia nuk ka pasur dijeni fare. Ndërkohë në vitin 2021 ata janë informuar nga DEA, por “Bana King” ka vijuar me trafiqet dhe bosit të saj Trifon Murataj nuk i ka ndodhur asgjë.