Mediat gjermane kanë informuar se rreth 252 orë dore të falsifikuara, janë konfiskuar nga zyrtarë doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, dhe si destinacion final kishin Shqipërinë.
Orët e sekuestruar kishin si adresë nisje Hong-Kongun dhe destinacioni i tyre ishte tregu i Shqipërisë. Kështu ka deklaruar të enjten një zëdhënëse e zyrës doganore, shkruan Welt.de.
Veç orëve, agjentët doganorë kanë gjetur gjithashtu edhe 148 çanta kartoni me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura, mes të cilave edhe markën e njohur “Michael Kors”.
Mësohet se vlera e origjinaleve arrin në rreth 60,500 euro.