Në një status në rrjetet sociale deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka përsëritur edhe njëherë se për zgjedhjet lokale të 30 qershorit është e nevojshme organizimi.
Hajdari shkruan në Twitter se alternativa opozitare nuk është dakort me bojkotimin e zgjedhjeve, pavarësisht se sa e korruptuar apo kompromentuar mund të jetë qeveria.
“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar dhe e korruptuar qoftë ajo.
Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet,”- shkruan Hajdari.