Duka dhe Dukesha e Suessex-it ,Princi Harry dhe Meghan Markle kanë nderuar në një mënyrë të veçantë Mbretëreshën Elizabeth II, e cila u shua pasditen e së enjtes në moshën 96-vjeçare.
Çifti mbretëror kanë përditsuar faqen e tyre të Fondacionit Archeëell, ku kanë shfaqur një sfond të zi me një mesazh të shkruar me shkronja të bardha, si dhe kanë çaktivizuar pjesën tjetër të funksionalitetit të faqes
“Në kujtim të dashur të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II,” shkruhej në faqe, si dhe bashkangjitur shkruheshin vitet kur Mbretëresha lindi dhe vidi kur ndërroi jetë “1926-2022”. Pjesa tjetër e funksionalitetit të sajtit u çaktivizua gjithashtu.
Faqja
Monarkia Britanike ndryshoi gjithashtu faqen e saj të internetit , e cila ndan përditësime për familjen mbretërore, në një ndërfaqe të zezë ndërsa “bëhen ndryshimet e duhura”.
“Mbretëresha Elizabeth II 1926 – 2022”, shkruhet në faqe, duke shtuar një foto të kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth II në 1953.
Faqja e internetit ndau gjithashtu deklaratën që familja mbretërore kishte lëshuar duke njoftuar vdekjen e saj.
“Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite,” shkruhej në faqe. “Mbreti dhe bashkëshortja e tij do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër.”
Mbreti Charles III – i cili menjëherë u bë mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth pas vdekjes së nënës së tij – lëshoi gjithashtu një deklaratë duke shprehur “trishtimin më të madh”.
“Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovrani të dashur dhe të një Nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, Mbretëritë dhe Commonëealth-in, dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.
Pak çaste para vdekjes së saj, të afërmit e mbretëreshës së ndjerë nxituan pranë saj pasi mjekët ishin “të shqetësuar” për shëndetin e saj pasi ishte vendosur “nën mbikëqyrjen mjekësore” në Kalanë Balmoral .
Harry u shfaq i trishtuar kur mbërriti veçmas nga të tjerët disa orë pas vdekjes së mbretëreshës. Ai mori rrugën për në kështjellë vetëm pasi Markle nuk ishte në gjendje të bashkohej me të pasi ajo ishte në Gjermani duke promovuar Lojërat Invictus.