Paketa antikrizë e prezantuar mëngjesin e sotëm nga kryeministëri Rama është bërë “molla e sherrit”, duke cuar tensionet në seancëne sotme plenare.
Midis kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Helidon Bushati është zhvilluar debat i nxehtë. Kryeministri Edi Rama theksoi se vendi ka mbajtur inflacionin në nivelet më të ulëta në rajon, ndërsa deputeti i PD-së Helidon Bushati ndërhyri gjatë fjalës së tij duke e kundërshtuar.
Rama me tone të rrepta tha se injoranca e përdorur si argument e ka sjellë opozitën në këtë gjendje.
PJESË NGA DEBATI:
Rama: Do të bëjmë rritje për energjinë për të arritur atë pikë që ka ardhur për pagat. Do të vendosim edhe mbështetje financare për naftën për fermerët. Numri është rritur, kërkesat janë edhe më të mëdh. Numrat janë të shkruar dhe të regjistruar. Por ndërkohë faza e mëtejshme do të shoqërohet për nevojën për të pasur transparencë. Nuk do të ketë dhënie me kërkim llogari. Njëkohësisht kemi vendosur që duke qenë se nuk e prekim çmimin e energjisë të vendosim një tavan. 96% e konsumatorëve konsumojnë më pak se 800 kilovat për orë. Janë vetëm 4%. Janë fakte dhe shifra, nuk janë opinione. Nuk janë përralla demokratike. Ne çdo kilovat orë e…
*ndërhyn Helidon Bushati
Nikolla: O zoti Bushati, si do iu vinte që kur të flisnit ju, të flisnim dhe ne?
Rama: Ça ka ky mo? Ça ka që ulërin? Pse ulërin mo? O zotëri…Injoranca nuk është argument nuk ka qenë kurrë. Injoranca e kthyer në argument ju ka sjellë këtu ku jeni. Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800, do të paguajë.