Ditën e sotmë zv.kryeministrja Belinda Balluku ka bërë të ditur se çmimi për energjinë do të kushtojë 42 lekë për çdo kilovat nga 801/kilovat për orë e sipër.
Një kilovat/orë do të kushtojë 35 lek, plus 7 lekë tarifat e shpërndarjes, do të shkojë 42 lekë një kv/orë, tha Balluku.
Vlen të theksohet se ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.
Gjithashtu sipas ministres Balluku, ky vendim prek vetëm 4% të abonentëve familje, pasi 96% e tyre harxhojnë më pak se 800 kv/orë energji elektrike.
“Duke nisur nga shtatori i vitit të kaluar ne kemi qenë të përgatitur për një krizë, për të cilën atëherë shumë skeptikë dolën dhe thanë se ishte e pavërtetë. Por që nga janari u krijuan efekte të jashtëzakonshme sa i takon shitjes së energjisë në të gjitha bursat. Shqipëria prodhon 100% energji të riprodhueshme por për të mbuluar konsumin e qytetarëve, na duhet që edhe të importojmë. Reshje në rajon dhe në Europë nuk ka pasur, ne kemi marrë masa dhe kemi furnizuar ndryshim të pandërprerë të energjisë.
Nuk ka pasur ulje të cmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, duke arritur nivelin rekord të shifrave. Në këto kushte, sot do shpallim një paketë për emergjencës energjitike,. Kjo vjen me vendosjen e fashës 800 kë për orë. Kjo fashë u përket një grupi shumë të vogël abonentësh sepse mbi 96% e abontentëve familjarë konsumojnë më pak se 800 kë në muaj.
Duke pasur parasysh këtë fakt, ne do kemi bërë nëj analizë për këtë fashë. Na është dashur të bëjmë një analizë për atë çfarë përfshin konsumi i kësaj fashe, për të parë sesa konsum arrin përdorimi i pajisjeve elektroshtëpiake. Deri në dhjetor të 2023 parashikohet të kursejmë rreth 100 milionë euro. Do ringrejmë taskforcën që do të përmbajë monitorimin e faturave dhe punonëjsve të OSHE-së në terren. Të vendosur në këto kushte kur situata nuk është e mirë, celësi për të pasur sukses është kursimi”,ka deklaruar Balluku.