Këtë të martë ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, si dhe me kreun e SPAK, Arben Kraja. Lajmin e bëri të ditur vetë ambasadorja me anë të një postimi në twitter, por ndërkohë me anë të një postimi në Facebook Manja ka zbuluar se në fokus të diskutimit ka qenë zbatimi i Reformës në Drejtësi, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me SPAK.
Postimi i Manjës:
Prita sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Christiane Hohmann.
🙏🏻E falenderova Ambasadoren për mbështetjen që delegacioni i BE-së ka dhënë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit dhe sundimit të ligjit.
✅ Ndamë qëndrim të përbashkët për të avancuar në një stad tjetër punën tonë me zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, bashkëpunimin dhe koordinimin me organet e reja të drejtësisë dhe SPAK, përfundimin e procesit të vetingut, implementimin e Hartës së re Gjyqësore, rritjen e kapaciteteve të shkollës së magjistraturës për të plotësuar vakancat në sistemin e drejtësisë, si një mekanizëm efikas për të ulur stokun e dosjeve në gjykata, etj.
🟢Nuk patëm asnjë ndryshim në mendimet tona se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit është mjeti i duhur për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në BE 🇪🇺
I kënaqur që mora siguri të plotë për mbështetjen e duhur nga delegacioni i BE-së për të gjitha temat që prekëm në takimin e sotëm😊