Ditën e sotme gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se në 48 orët e fundit në Shqipëri kanë zbarkuar 2.2 ton kokainë me konteinerë në Portin e Durrësit. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se ka udhëtuar drejt Kolumbisë, më konkretisht në kryeqytetin e vendit, Bogota, për të parë se çfarë e dallon këtë vend të ‘përmbytur’ nga droga me Shqipërinë. Siç edhe vetë shkruan Hoxha, Tirana me gradaçelkat e ngritura rrëmujshëm ngjason me vetëm një lagje në Bogota ku jetojnë mbi 10 milionë banorë. Ai shton se në Shqipëri aktualisht ka një aleancë mes disa grupeve më të fuqishme në vend që po zhdukin paraardhësit e krimit për të vijuar me bashkëpunimin me qeverinë e emërimin e drejtorëve që duan, në postet që ata vetë zgjedhin. E kjo gjë, sipas Hoxhës, po e çon Shqipërinë drejt epitetit ‘Kolumbia e Evropës’.
Postimi i plotë:
Aty ku Tirana ngjan si lagje e Bogotase… Situata e rendit dhe sigurise, keto kohet e fundit andej nga ne, i ka dale jashte kontrollit “patronazhimit”,…“çunat” ne Durres, zbarkuan me sukses te plote brenda 48 oreve, 2.2 tone kokaine, ne port me konteiner dhe me superskafin qe erdhi nga deti… Ne boten e krimit te organizuar eshte duke u kryer nje reforme e thelle, e cila do shenjoje dekaden ne vazhdim. Atentatet tipike mafioze, qe nuk ndalojne deri ne realizimin e objektivit final, rrembimet me pasoje zhdukjen e boseve parardhes te krimit, sidomos bashkepunimi me drejtuesit e korruptuar te agjensive te sigurise, e ka kthyer Sindikaten e Krimit te Organizuar te sapothemeluar(Aleanca e disa grupeve me te fuqishme ne vend), jo thjeshte ne nje rrezik dhe kercenim per shoqerine, por ne nje ARMIK PUBLIK per vendin dhe shqiptaret. Sindikata e Krimit, me lidhjet e nendheshme, me kompromiset dhe marreveshjet e bera me ATA qe kontrollojne pushtetin, jo vetem qe ndikon te vendimarresit politik, se ke drejtues apo drejtor duhet te emerojne dhe ke tjeter duhet te largojne(jo se prish pune, por nuk garanton), por ne disa raste eshte verejtur se ka vendosur direkt per emra konkrete…Nese nuk reagohet ne kohen e duhur, atehere nuk duket e larget dita, kur ta meritojme epitetin, si “Kolumbia e Europes”….Ne te vertete, kemi kohe qe drejt asaj rruge jemi nisur dhe nuk po ka pengese, qe te na ndale…Milionat e dollareve dhe efekti i pluhurit te bardhe made in Kolumbia, nuk ka “bere dru” vetem trurin e atyre qe na drejtojne, por ka “mpire” mendjen e gjithe shoqerise.Qe te kuptoj me mire çfare po ndodh me ne, u hodha nje vrap te shoh, cfare ka ndodhur me Kolumbine e vertete….Ne fakt, duke vizituar rruget dhe lagjet e Bogotase, nuk shoh ndonje dallim te madh. Gradaçelat e ndertuara rremujshem, ne kryeqytetin prej 10 milione banoresh te Kolumbise, e bejne Tiranen tone, te duket si lagje e Bogotase…