Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku 2 punonjës policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj tyre. Mësohet se policët nuk ishin në detyrë gjatë momentit kur janë qëlluar pasi po lëviznin me një makinë private tip fuoristradë tip “Audi”. Makina ka qenë në lëvizje teksa në krah është afruar një makinë tip “Volksëagen” dhe nga aty një person i panjohur ka nxjerrë armën nga xhami duke qëlluar në drejtim të policëve. Fatmirsisht të 2 punonjësit e policisë i kanë shpëtuar plumbave që kanë goditur makinën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.Sipas burimeve bëhet me dije se në mjetin tip Audi kanë qenë një punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe një tjetër punonjës i Policisë Kufitare.
Policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.