Ditën e sotme është nderuar nga kryeministri Edi Rama me titullin “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”. Pak ditë më parë nderua edhe kampionia shqiptare e atletikës Luiza Gega. Marku fitoi titullin ËBC me ndonëse me vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra.
Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar në nder të Markut iu është përgjigjur kritikëve, pas polemikave për përdorje të figurave të sportit nga ai për motive propagande. Rama tha se me Florian Markun po ndodh njësoj si me kampionen europiane të Shqipërisë.
Kryeministri shtoi se me celebrimin e Luizës u hap një traditë të cilën do ta ndjekin për të gjithë ata që do i sjellin Shqipërisë medalje dhe se në shtator do të shkojë në kuvend pr/ligji që i jep gradën “kolonel’ sportistëve që kanë marrë medalje ari në sportin e tyre.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
U mblodhëm në një kohë të shkurtër dy herë për të celebruar suksesin në sport me një kampione të Europës, Luiza Gegës dhe një kampioni si Floriani. Siç edhe mund ta keni ndjekur suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi të përzier me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës.
Për arsye të mosarsyes shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend, pa lodhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e syrgjynosur madje deri në Kenia për shkak se ka vrapuar vetëm. Për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet të qeverisë.
Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë ishte përpjekje për te marrë pjese në suksesin e saj. Asnjëra nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithë i saj. Nuk është e vërtetë që duke nderuar Luizën ne u përpoqëm të përfitojmë nga suksesi i saj.
Është më mirë që të bëjmë atë që Luiza na mëson me shembullin e saj të vrapo më shpejt dhe të mos humbim kohë me njerëzit negativë.
Diçka e ngjashme ndodhi me Florianin, duke rifilluar avazin po njësoj. Ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me atë të qindra e mijërave shqiptarëve, të cilët si fëmijë të vegjël bebe janë arrë përdore nga prindërit në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses. Suksesi Florianit është sukses që bën lajm. Suksesi i Florianit është kuq e zi. Po them që në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin. Kemi nderuar Luizën me kordonin e madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve. Pas kordonit vjen ylli i mirënjohjes.
Ne e hapëm këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do të na sjellin medalje.