Ditën e sotme kanë dalë sot para trupës gjykuese 3 të rinjtë, që dhunuan dhe tentuan t’i vinin flakën me benzinë një 16-vjeçarje në kryeqytet. Gjykata përcaktoi masën e sigurisë ëpr tre të akuzuarit, ku ka lënë në qeli vetëm një prej tyre, 25-vjeçarin Ardit Çela, ndërsa për Enea Xhorin dhe shtetasin tjetër me inicialet D. M., është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Sipas hetimeve bëhet me dije se vajza kishte qenë e dashura e një prej djemve të përfshirë në ngjarje, konkretisht e 25-vjeçarit Çela, ndërsa në krim u përfshinë edhe dy miqtë e tij.
Ndërkohë të pandehurit i kanë mohuar akuzat në Gjykatë dhe janë shprehur se ngjarja nuk ka ndodhur ashtu siç pretendon organi i akuzës. Ardit Çela, personi i kauzuar drejtpërdrejtpër të cilin u dha dhe masa e siurisë arrest me burg ka deklaruar para gjykatës se ka shkuar vetëm për t’u sqaruar me të dashurën dhe se nuk ishin të vërteta akuzat ndaj tij se donte ta digjte me benzinë. Ndonëse i pandehuri është munduar të shafjësojë veten në lidhje me ngjarjen, ai ëprsëri nuk ka arritur ta bindë trupën gjykuese, e cila e la në burg. Kujtojmë se ngjarja ndhodhi më datë 25 gusht në një nga lagjet e Tiranës.