Të shtunën vajza e ultra-nacionalistit rus humbi jetën pasi një lëndë plasëse e vendosur në makinën me të cilën udhëtonte shpërtheu. Ditën e sotme shumë njerëz u mblodhën për të nderuar Darya Dugina, duke e përshëndetur atë si një martire. Vdekja e vajzës së Alexander Dugin cilësohet si hakmarrje për luftën në Ukrainë.
Aktualisht nuk dihet se kush mund të jetë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, por Moska ka akuzuar agjencitë e inteligjencës ukrainase, një pretendim që Kievi e ka mohuar. Ndërkohë mediat Britanike janë shprehur se ky mund të jetë një slm nga shërbimi sekret rus. Ndërkohë mendohet se objektivi ka qenë i ati jo vajza pasi edhe makina ka qenë e Alexander Dugin dhe e ka shkëmbyer me vajzën e tij pasi janë larguar nga festivali nga i cili po ktheheshin. Alexande njihet si një nacionalist, i cili nxit krijimin e një shteti të ri rus gjithpërfshirës në të gjitha territoret rusisht folëse ku përfshihet dhe Ukraina. Ai iu tha pjesëmarrësve në ceremoni se vajza e tij “vdiq për njerëzit, vdiq për Rusinë”.
“Çmimi i madh që duhet të paguajmë mund të justifikohet vetëm nga arritja më e lartë, fitorja jonë,” tha Dugin në një fjalim emocionues. “Ajo jetoi për hir të fitores dhe vdiq për hir të fitores. Fitorja jonë ruse, e vërteta jonë, besimi ynë ortodoks, shteti ynë”. Një portret i madh bardh e zi i Duginës, e cila thuhet se ishte e afërt me babain e saj dhe punonte si analiste në mediat nacionaliste, ishte varur në një mur pas arkivolit të saj.
Vdekja e Dugina-s të shtunën mbrëma duket se përshkallëzoi situatën pasi Moska paralajmëroi për sulme të reja ndaj Ukrainës , duke rritur frikën nga ana e Kievit për konflikte në shtim në ditën e pavarësisë së Ukrainës që është nesër. Shërbimi federal rus i sigurisë (FSB) tha të hënën se një grua shtetase ukrainase, e cila mbërriti në Rusi në fund të korrikut me vajzën e saj 12-vjeçare, qëndronte pas vrasjes së Dugina-s. FSB tha se pas vrasjes, gruaja dhe vajza e saj u larguan përtej kufirit në Estoni. Ukraina ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e Kievit në këtë ngjarje, ndërsa e ka cilësuar si provokim.