Ditën e sotme po zhvillohet cermonia në nderim të kampiones Luiza Gega, e cila edhe njëherë na bëri të ndihemi krenarë për arritjet e saj.
Cermonia po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në kryeqytet. Kujtojmë që Luiza Gega u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani. Atletja Gega ishte veshur kuq e zi dhe mbante në sup flamurin shqiptar, teksa bënte paradën e shoqëruar me duartrokitje të shumta.
Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama i cili i puthi duart në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për fitoren e madhe që Gega i solli Shqipërisë.
Vlen të theksojmë se edhe pse tashmë triumfi i Luiza Gegës suportohet dhe celebrohet, atletja ka bërë sakrifica individuale
Një atleteje kampione si Luiza Gega nuk i janë plotësuar as kushtet më minimale, duke filluar nga uniforma të cilën e ka blerë dhe e ka dizenjuar po vetë duke vendosur edhe flamurin shqiptar në të.
Më herët atletja që na bën krenarë ka reaguar e revoltuar duke treguar kushtet skandaloze ku kampionia stërvitet çdo ditë. Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo ka shkruajtur : “Unë mund të kem mundësi të blej uniforma, por nuk ka mundësi të blej një pistë tartani ku të stërvitem”.