Prej kohësh tashmë është bërë një temë debati dhe replikash çështja e Autoritetit të Dosjeve në lidhje me një politikan të lartë me inicialet I.M që ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Pas deklaratës së Ballës sot ka dalë në një komunikm për mediat edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ky i fundit ka njoftuar se në 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për shkelje, pasi spekuloi akuza ndaj tij si ish- sigurims i shtetit. Meta theksoi se do të padisë autoritete për shkelje flagrante, pasi i cilësoi akuzat si thjesht shpifje dhe tentativa të kota për t’i prishur imazhin dhe për të zhvendosur vëmendjen nga aferat korruptive.
“Ia kanë prishur gjumin dhe ëndrrat të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Meta me 25 korrik ka nisur një mision që do të vijojë për 25 vjet dhe që rezultatet do t’i ketë të shpejta. Por dëmet e bëra në qeverinë e këtij hajdutokrati janë të mëdha dhe do duhet kohë dhe vendime të forta për të rekuperuar dëme të mëdha që i janë bërë shtetit dhe popullit tonë. Lidhur me ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshme të ish-sigurimi dhe partisë së Kristaqit dhe Kolekës ju them se në 1 shtator do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje.”, tha Meta,.