Pas ngjarjeve në Gramash dhe Elbasan ku disa turistë u kapën me mjete fimike të cilat mbanin brënda foto të objekteve ushtarake, uzinat e armëve Gramsh dhe Poliçan ka reaguar ashpër kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Gjatë komunikimit të sotëm për mediat nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë Berisha bëri një deklaratë të fortë ku shpreh se një muaj më parë një prej figurave më kyçe të SHISH Frederik Ymeri ishte aset rus, ndërsa garantoi se ai nuk është i izoluar.
“Rama po vepron si agjent i Kremlinit, shërbimet ruse dhe serbe janë në sinkron të plotë. Një muaj më parë ju dëgjuat se një prej figurave më kyçe të SHISH Frederik Ymeri ishte asset rus, ju garantoj ai nuk është i izoluar. Janë kryer denoncime publikisht, Ymerin e emëroi në detyrën më të lartë, në drejtorinë më të rëndësishme pikërisht Fatos Klosi. Agjenturat e huaja direkte apo me influencë janë të lidhura gjer në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi, kështu që siguria kombëtare sot është e kërcënuar. Fatmirësisht Shqipëria është vend anëtar I NATO-s dhe sot në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në fluturojnë avionët, uroj që barbari i Kremlinit e Vuçiç ti shohin këto fortesa.”, tha ai.