Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Durrës, ku një 50-vjeçar kanadez ka tentuar të përdhunojë një minorene.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në Durrës dhe ditën e djeshme policia ka vendosur në pranga 50-vjeçarin pas denoncimit nga e mitura.
Ashtu si 50-vjeçari edhe e mitura ishte me pushime me familjen e saj të ardhur nga Hungaria dhe ngjarja ka nisur në rrugë ku i moshuri i ka kërkuar të miturës t’i tregonte se ku ndodhej adresa e tij, pasi kishte humbur.
Duket qenë se 13-vjeçarja dinte anglisht i ka shpjeguar dhe pas kësaj i ka kërkuar që ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën, vajza e ka shoqëruar në një nga pallatet në zonën e plazhit. Në atë moment 50-vjeçari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti, vajza refuzoi dhe ka tentuar ta kap nga dora duke përdorur forcë. Vajza ka bërrtitur kur vuri re qëllimet e tij dhe fatmirësisht në zonë kishte banorë të cilët janë afruar më shpejtësi dhe kur 50-vjeçari u përpoq të largoheeej ka qenë e pamundur, shumë prej banorëve e kanë kapur dhe rrahur kanadezin, më pas kanë lajmëruar policinë.
Mirëpo deklarata e tij ishte kjo:
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion e falenderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti u afruan disa qytetarë dhe më qëlluan”.